Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 111 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 111 nga 128 • Shqip


يَوْمَ تَأْتِي كُلُّ نَفْسٍ تُجَادِلُ عَنْ نَفْسِهَا وَتُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 111
Përkthim:
(Kujtoje) ditën që do të vijë kur çdo njeri do të mbrojë vetëm veten dhe kur do t’i plotësohet çdokujt ajo që e ka punuar; e atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi! En-Nahl 16:111
Tefsiri:

Ditën kur çdo njeri do të vijë

(i vetëm)

e do të polemizojë për

(të mbrojtur)

vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi. -

Ditën e Gjykimit, çdokush do të shqetësohet veçse për vetveten. Çdokush do të thotë: “Oh, vetja ime, vetja ime!” Asgjë tjetër nuk do t’i interesojë. Atë ditë, çdo njeri do të ketë nevojë qoftë edhe për një grimë të vogël mirësie e sevapi, që mund t’i shërbejë për t'i shpëtuar ndëshkimit të të Drejtit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ditën kur çdo njeri do të vijë e do të polemizojë për vetveten, çdokush do të shpërblehet plotësisht për atë që ka bërë dhe nuk do t'i bëhet asnjë padrejtësi.” Çdokujt do t’i jepet i plotë shpërblimi për çfarë ka punuar, të mirë ose të keqe. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi, as nuk do t’i shtohen të këqijat që ka bërë dhe as nuk do t’i pakësohen të mirat që ka bërë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 110 E ardhshme En-Nahl • Ajet 112