Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 120 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 120 nga 128 • Shqip


إِنَّ إِبْرَاهِيمَ كَانَ أُمَّةً قَانِتًا لِلَّهِ حَنِيفًا وَلَمْ يَكُ مِنَ الْمُشْرِكِينَ 120
Përkthim:
Me të vërtetë, Ibrahimi ka qenë (përkah virtytet e tij sa) një popull, i përulur Perëndisë, i prirur (kah e mira) dhe nuk ka qenë nga idhujtarët, En-Nahl 16:120
Tefsiri:

Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë

(monoteist)

dhe nuk ka qenë kurrë nga idhujtarët. -

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na njofton për mirësitë e mëdha që i kishte dhuruar Ibrahimit dhe për virtytet e larta me të cilat e dalloi atë. Ai thotë: "Vërtet, Ibrahimi ishte shembull i së mirës, adhurues i Allahut, besimtar i drejtë dhe nuk ka qenë kurrë idhujtar." Ibrahimi (a.s.) ishte një imam i madh, një njeri me cilësitë më të larta. Ai ishte i udhëzuar nga Zoti në rrugën e drejtë dhe ishte udhëzues i të tjerëve në këtë rrugë. Ai ishte “kaniten lil-lahi” - i përkushtuar në adhurime të vazhdueshme ndaj Zotit dhe me sinqeritet të plotë për Të. Ai ishte i përulur në adhurimin ndaj Zotit dhe i larguar nga çdo gjë tjetër veç Zotit. Ai kurrë nuk u bë idhujtar, as me fjalët e as me veprat e tij. Ibrahimi ishte prijësi i të gjithë njësuesve të Zotit, që pasojnë fenë e drejtë dhe besimin e saktë monoteist.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 119 E ardhshme En-Nahl • Ajet 121