Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 121 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 121 nga 128 • Shqip


شَاكِرًا لِأَنْعُمِهِ ۚ اجْتَبَاهُ وَهَدَاهُ إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ 121
Përkthim:
ishte falenderues ndaj dhuntive të Tij (Perëndisë). Perëndia e zgjodhi atë dhe e udhëzoi në rrugë të drejtë, En-Nahl 16:121
Tefsiri:

Ai ishte mirënjohës për të mirat e Tij

(e Allahut)

. Allahu e dalloi atë

(si profet)

dhe e udhëzoi në Rrugën e Drejtë. -

Ibrahimi ishte mirënjohës për mirësitë e Zotit. Allahu i Madhëruar i dhuroi atij të mira në këtë botë, qofshin ato të shfaqura apo të fshehta. Ai u përkushtua të ishte gjithnjë mirënjohës ndaj Zotit. Për të gjitha këto cilësi të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë dhe e dalloi mbi të gjithë, duke e bërë prej më të afërmve të Tij. Allahu e dalloi duke i falur dashurinë më të madhe që mund t’i falë ndonjë krijese: atë që quhet el hul-letu, që është grada më e lartë e dashurisë. Allahu i Madhëruar e udhëzoi Ibrahimin (a.s.) në rrugën e drejtë, duke i dhuruar dituri të saktë dhe të vërtetë dhe duke i dhënë forcë e inspirim të bënte vepra të mira e të sinqerta sipas asaj diturie. Ai ia mësoi të vërtetën dhe e bëri që t’i japë përparësi të vërtetës mbi çdo gjë tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 120 E ardhshme En-Nahl • Ajet 122