Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 13 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 13 nga 128 • Shqip


وَمَا ذَرَأَ لَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُخْتَلِفًا أَلْوَانُهُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ 13
Përkthim:
(Dhe ka nënshtruar) për ju atë që ka krijuar në Tokë, llojet e të cilave janë të ndryshme. Me të vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit që këshillohen. En-Nahl 16:13
Tefsiri:

Edhe në ato

(bagëti, bimë, pemë, minerale etj.)

që Ai krijoi në tokë me ngjyra të ndryshme, ka fakte për njerëzit që kujtojnë

(mirësitë e Zotit). - Allahu i Madhëruar ka krijuar dhe shpërndarë nëpër tokë kafshë, bimë, pemë dhe gjallesa me ngjyra të ndryshme dhe me shumë dobi. Të gjitha ato janë shenja treguese për pushtetin e plotë të Allahut të Madhëruar, për bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe për bujarinë e Tij të gjerë. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe t’i përkushtohen të gjitha adhurimet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Por këto shenja u vlejnë veçse asaj kategorie njerëzish, për të cilët Zoti thotë: "...për njerëzit që kujtojnë." Pra, për ata të cilët sjellin ndër mend gjithçka që u bën dobi. Ata përsiaten thellë për atë që Allahu i Lartësuar i fton dhe i nxit që të meditojnë. Ata i kujtojnë vetes se për çfarë janë argument këto shenja të mëdha të Allahut të Lartësuar dhe çfarë tregojnë ato.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 12 E ardhshme En-Nahl • Ajet 14