Është Ai që e nënshtroi detin... -
Allahu është Një, i Vetëm dhe i Pashoq në të gjitha mirësitë që i ka dhuruar krijesave. Ai e ka nënshtruar detin dhe e ka bërë atë të përshtatshëm, që ju të përfitoni prej tij dobi të shumta. Kështu:... që ju të hani prej
(gjallesave të)tij mish të freskët... -
Të nxirrni prej tij peshq dhe t’i hani.... e të nxirrni nga ai stoli të shumta që ju i mbani. -
Ju zbukuroheni dhe hijeshoheni me to.Ju i shihni anijet si çajnë
(lundrojnë)nëpër të, që të kërkoni nga begatitë e Tij... -
I sheh anijet dhe çdo mjet tjetër lundrues, që çajnë dallgët e mëdha për të lëvizur nga një kontinent në tjetrin, duke mbartur mbi vete udhëtarët dhe mallrat e tyre, duke kërkuar mirësitë e Allahut të Lartësuar. Është Allahu i Lartësuar Ai që i nënshtroi këto krijesa të Tij për dobinë tuaj, por edhe për një qëllim tjetër shumë të rëndësishëm:... dhe të jeni falënderues
(për Zotin). - Që të jeni mirënjohës ndaj Atij që i nënshtroi, i lehtësoi dhe i bëri të përshtatshme për ju, që ta lavdëroni Allahun e Lartësuar, që ju dhuroi këto mirësi. Allahut i qoftë e plotë lavdia, mirënjohja dhe përlëvdimet! Ai u dhuron robërve mirësi, shumë e shumë më tepër sesa ata kërkojnë dhe shpresojnë. Ai u jep atyre nga çdo gjë që i kërkojnë. Sigurisht që ne nuk mund ta përlëvdojmë Atë ashtu sikurse e meriton. Prandaj, qoftë i lavdëruar dhe përlëvduar Ai, ashtu sikuse e ka lëvduar dhe përlëvduar Veten e Vet!