Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 15 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 15 nga 128 • Shqip


وَأَلْقَىٰ فِي الْأَرْضِ رَوَاسِيَ أَنْ تَمِيدَ بِكُمْ وَأَنْهَارًا وَسُبُلًا لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ 15
Përkthim:
Ai në Tokë ka krijuar male të palëvizshme, për të mos ju luhatuar ato juve, e ka krijuar edhe lumenj në rrugë për të arritur ku keni synuar, En-Nahl 16:15
Tefsiri:

Dhe vuri në tokë male, që ajo të mos lëkundet me ju, dhe bëri lumenj e rrugë, që të mund të orientoheni. -

Për dobinë e krijesave, Allahu i Lartësuar vendosi në tokë malet madhështore, që toka të jetë e qëndrueshme dhe njerëzit të kenë mundësi që të mbjellin, të ndërtojnë dhe të udhëtojnë nëpër të. Gjithashtu, prej mëshirës së Tij të madhe, Allahu i Lartësuar vuri lumenjtë, të cilët burojnë diku larg dhe kalojnë nëpër toka të ndryshme, të cilat kanë nevojë për t’u ujitur. Kështu ujiten tokat, të mbjellat dhe pijnë kafshët e gjallesat. Ka lumenj që rrjedhin mbi sipërfaqen e tokës, por ka edhe lumenj që rrjedhin në brendësi të saj. Njerëzit e nxjerrin ujin prej tyre duke gërmuar sipas mënyrave që Allahu i Lartësuar ua ka lehtësuar dhe i ka mësuar. Gjithashtu, me mëshirën e Tij, Allahu i Lartësuar vendosi në tokë rrugë, nëpër të cilat njerëzit udhëtojnë për të kërkuar mirësitë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 14 E ardhshme En-Nahl • Ajet 16