pa kurrfarë diturie. -
Ata do të mbajnë edhe peshën e pasuesve të tyre, të cilët kanë vetëm atë dituri të shtrembëruar që krerët u japin. Ata të mjerë do të ngarkohen me gjynahet e shumta që sjell devijimi i tyre. Por, sigurisht, secili grup do të mbajë peshën e vet të plotë, sipas asaj që ka mësuar dhe vepruar.Sa e keqe është ajo që do të bartin! -
Shumë e keqe është ajo peshë me të cilën ata e ngarkojnë veten. Ata do të vuajnë nën peshën e gjynaheve të tyre personale dhe të atyre për të cilët janë bërë shkaktarë të devijohen.