Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 26 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 26 nga 128 • Shqip


قَدْ مَكَرَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ فَأَتَى اللَّهُ بُنْيَانَهُمْ مِنَ الْقَوَاعِدِ فَخَرَّ عَلَيْهِمُ السَّقْفُ مِنْ فَوْقِهِمْ وَأَتَاهُمُ الْعَذَابُ مِنْ حَيْثُ لَا يَشْعُرُونَ 26
Përkthim:
Me të vërtetë, kanë thurrur ngatërresa ata që kanë qenë para tyre, e Perëndia e rrënoi godinën e tyre deri në themel, dhe u rrëzua kulmi mbi ta e u erdhi dënimi andej – nga nuk e prisnin. En-Nahl 16:26
Tefsiri:

Edhe ata që ishin para tyre thurën intriga të shumta

(kundër së Vërtetës). - Ata thurnin intriga dhe kurthe kundër profetëve të tyre dhe përdornin çdo lloj hileje për t'u shmangur dhe për ta refuzuar Shpalljen, të cilën preofetët e sillnin nga Zoti i tyre. Pjesë e planeve të tyre ishte edhe ndërtimi i kështjellave të stërmëdha, por Allahu i Lartësuar thotë:

Por Allahu e rrënoi që në themel atë

(intrigë)

që ndërtuan dhe ua shembi mbi kokë kulmin e saj. -

Allahu e filloi shkatërrimin e tyre që nga themelet, prandaj nuk zgjati shumë dhe: "...dhe ua shembi mbi kokë kulmin." Pra, ato që ndërtuan u shndërruan në ndëshkimin dhe vuajtjen e tyre.

Atyre u erdhi dënimi pa u ndier. -

Kështu ndodhi, sepse ata pandehnin se ndërtesat e fortifikuara do t’i ruanin nga ndëshkimi i Zotit. Por ndëshkimi u erdhi pikërisht nga ato që ndërtuan me duart e tyre. Ky është një nga shembujt më të bukur që tregon se si Allahu i Lartësuar i shkatërron kurthet dhe intrigat e armiqve të Tij dhe të profetëve të Tij. Ata kanë menduar dhe projektuar gjithmonë si të luftojnë kundër profetëve dhe pasuesve të tyre, të cilët përhapin Shpalljen e Zotit. Duke refuzuar të vërtetën dhe Shpalljen, ata vendosin për veten e tyre disa rregulla dhe parime bazë në mbrojtje të së kotës. Këto rregulla ata ua imponojnë të gjithëve, duke synuar që të largojnë njerëzit nga udhëzimi i drejtë dhe të refuzojnë Shpalljen e Zotit. Gjithashtu, përmes hileve dhe dredhive të shumta, ata luftojnë të dërguarit Zotit dhe pasuesit e tyre. Por - sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet - pikërisht këto dredhi, që ata i ndërtojnë me duart dhe mendjet e tyre të mbrapshta, shndërrohen në vuajtje dhe në dëshpërim për ta. Kjo është e pashmangshme, sepse dredhitë e tyre janë të këqija, dhe për dredhitë e këqia Allahu i Lartësuar thotë: "Por, dredhia për të keqen nuk godet askënd tjetër veç atyre që e kurdisën." [Fatir 43]. Kështu ka për të ndodhur në jetën e dynjasë, ndërsa ndëshkimi në ahiret do të jetë më i dhimbshëm e poshtërues, siç thotë i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 25 E ardhshme En-Nahl • Ajet 27