Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 48 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 48 nga 128 • Shqip


أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَىٰ مَا خَلَقَ اللَّهُ مِنْ شَيْءٍ يَتَفَيَّأُ ظِلَالُهُ عَنِ الْيَمِينِ وَالشَّمَائِلِ سُجَّدًا لِلَّهِ وَهُمْ دَاخِرُونَ 48
Përkthim:
A nuk po shohin at, se të gjitha ato që i ka krijuar Perëndia, hija e tyre anon djathtas e majtas, duke iu përulë Perëndisë, si dhe vet ata i nënshtrohen pushtetit të Perëndisë? En-Nahl 16:48
Tefsiri:

A nuk po shohin ata

(mohuesit e Zotiti)

se çdo gjë që e krijoi Allahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur? -

Ajeti flet për ata që janë në dyshim rreth njëshmërisë dhe madhështisë së Zotit dhe faktit se Ai është i plotë e pa mangësi. Ai i fton ata të meditojnë për këtë fakt, duke thënë: “A nuk e shohin ata se çdo gjë që ka krijuar Allahu e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas, duke i bërë sexhde Allahut dhe duke qenë e përulur?” Le të shohin të gjitha krijesat që Allahu ka krijuar në tokë. Le të shohin se si shtrihen hijet e tyre në tokë, majtas e djathtas. Të gjithë i bëjnë sexhde Allahut dhe i përulen madhështisë dhe pushtetit të Tij. Ata e bëjnë këtë dhe janë ashtu siç i përshkruan i Madhëruari, të nënshtruar e të përulur nën pushtetin, sundimin dhe administrimin e Tij gjithëpërfshirës. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij dhe askush nuk mund të dalë jashtë rregullit të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 47 E ardhshme En-Nahl • Ajet 49