Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 49 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 49 nga 128 • Shqip


وَلِلَّهِ يَسْجُدُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مِنْ دَابَّةٍ وَالْمَلَائِكَةُ وَهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ 49
Përkthim:
Perëndisë i bënë sexhde çdo gjallesë, në qiej dhe në Tokë, edhe engjëjt, dhe ata (engjëjt) nuk janë kryelartë: En-Nahl 16:49
Tefsiri:

Vetëm Allahut i bën sexhde çdo gjë që është në qiej e që është në tokë. Edhe melekët

(i bëjnë sexhde)

e ata nuk tregohen kryeneçë. -

Të gjitha gjallesat, si ata që flasin e edhe ato që nuk flasin, i përulen madhështisë së Allahut. Edhe melekët, krijesat më të zgjedhura, të pastra e të mira, i bien Atij në sexhde. Allahu i përmend melekët veçmas për vetë mirësinë e pastërtinë e tyre, si dhe për adhurimet e shumta që ata i kushtojnë Atij. Duke i përshkruar ata, Allahu thotë: "...ata nuk tregohen kryeneçë." Ata nuk tregohen kurrë mendjemëdhenj apo të tregojnë vetëkënaqësi për adhurimet që i kushtojnë Allahut. Ata tregohen shumë të përulur dhe kryejnë adhurime të shumta dhe të pastra. Morali i tyre është i pakrahasueshëm dhe fuqia e tyre në ato adhurime është shumë e madhe. Të tillë janë adhuruesit e vërtetë të Zotit, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur.” [Nisa 172]. Në vijim vjen një tjetër përshkrim i tyre:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 48 E ardhshme En-Nahl • Ajet 50