Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 51 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 51 nga 128 • Shqip


وَقَالَ اللَّهُ لَا تَتَّخِذُوا إِلَٰهَيْنِ اثْنَيْنِ ۖ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَإِيَّايَ فَارْهَبُونِ 51
Përkthim:
Dhe, Perëndia, ka thënë: “Mos adhuroni dy zotëra! Perëndia është vetëm një. Dhe, druajuni vetëm prej Meje!” En-Nahl 16:51
Tefsiri:

Allahu ka thënë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është Një Zot i Vetëm

(që meriton adhurimin)!” - Allahu i Lartësuar na urdhëron që të adhurojmë vetëm Atë si Një të vetëm. Për vërtetësinë e pamohueshme të njësimit të Tij, Ai tregon se është i vetmi që u dhuron krijesave mirësitë dhe përkujdesjen. Ai thotë: “Mos adhuroni dy zota, sepse Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Domethënë, kurrë mos i bëni shokë Atij në aspektin e adhurimeve që përkushtoni. Askënd tjetër mos adhuroni, sepse: “Ai është një Zot i vetëm (që meriton adhurimet)!”. Ai është i vetëm dhe unik në të gjitha cilësitë dhe atributet e Tij madhështore; Ai është i vetëm në veprat e Tij të pashembullta. Atëherë, ashtu sikurse Allahu është i vetëm në Qenien e Tij, në emrat, cilësitë, atributet dhe veprat e Tij, po ashtu duhet ta adhuroni si Një dhe të vetëm. Kjo është rruga e vetme e drejtë që ju çon në shpëtim. Çdo rrugë tjetër të çon pranë zemërimit e ndëshkimit të Tij.

Vetëm Mua të më keni frikë! -

Vetëm Mua - thotë Allahu i Madhëruar - m’u frikësoni dhe zbatoni urdhëresat e Mia! Largojuni ndalesave të Mia dhe ruajini kufijtë e Mij! Dhe të gjitha këto vepra bindjeje bëjini vetëm për Mua, duke mos më shoqëruar shok në asnjë adhurim! Asnjë adhurim mos e bëni për krijesat, por vetëm për Mua! Krijesat janë të gjitha pronë e Allahut dhe të nënshtruara ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 50 E ardhshme En-Nahl • Ajet 52