Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 56 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 56 nga 128 • Shqip


وَيَجْعَلُونَ لِمَا لَا يَعْلَمُونَ نَصِيبًا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ ۗ تَاللَّهِ لَتُسْأَلُنَّ عَمَّا كُنْتُمْ تَفْتَرُونَ 56
Përkthim:
Dhe, qëllimojnë për ata që nuk dijnë gjë (për idhujtë e tyre), një pjesë prej furnizimit Tonë. Pasha Perëndinë, ju me siguri, do të pyeteni për atë që keni trilluar (për Zotin). En-Nahl 16:56
Tefsiri:

Nga ajo që Ne u japim, ndajnë një pjesë për ata

(idhujt)

që nuk kuptojnë asgjë. Betohem në Allahun se ju do të merreni në pëgjegjësi për atë që trillonit! -

Allahu i Lartësuar na njofton rreth injorancës dhe padrejtësive të idhujtarëve, të cilët trillojnë e shpifin për Allahun. Ata përcaktojnë blatime e përkushtime edhe për putat dhe idhujt, që as nuk dinë gjë për adhurimin e tyre e as nuk kanë në dorë dëm a dobi, ndërkohë që ato mirësi janë të dhuruara prej Allahut. Ata përdorin rriskun e Allahut për t’i bërë shirk Allahut. Mirësitë e dhuruara nga Zoti ata i japin si dedikim për idhujt e gdhendur dhe të cilët janë veçse pjellë e padrejtësisë së tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 55 E ardhshme En-Nahl • Ajet 57