Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 57 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 57 nga 128 • Shqip


وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ الْبَنَاتِ سُبْحَانَهُ ۙ وَلَهُمْ مَا يَشْتَهُونَ 57
Përkthim:
Ata, Perëndisë i përshkruajnë (mveshin) vajza (duke thën se: Engjëjt janë vajzat e Perëndisë). Qoftë lavdëruar Ai (dhe larg nga kjo), e për vete (përvetësojnë) atë që dëshirojnë (fëmijë-meshkuj). En-Nahl 16:57
Tefsiri:

Ata shpifin se Allahu ka

(si fëmijë)

vajzat - I pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! - ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda

(djemtë). - Këta të marrë shpifin dhe thonë se melekët janë bijat e Zotit. Ata gënjejnë kur mëtojnë se këta robër e adhurues të Allahut të Lartësuar janë femra. Kjo është një nga shpifjet e tyre. Nga ana tjetër, për veten e tyre ata zgjedhin si më të mirë fëmijët meshkuj, ndërsa për Zotin shpifin se ka fëmijë të tillë që ata nuk do të donin t’i kishin për veten e vet, domethënë femra. Madje, duke u treguar se sa shumë i urrejnë vajzat për veten, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 56 E ardhshme En-Nahl • Ajet 58