Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 62 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 62 nga 128 • Shqip


وَيَجْعَلُونَ لِلَّهِ مَا يَكْرَهُونَ وَتَصِفُ أَلْسِنَتُهُمُ الْكَذِبَ أَنَّ لَهُمُ الْحُسْنَىٰ ۖ لَا جَرَمَ أَنَّ لَهُمُ النَّارَ وَأَنَّهُمْ مُفْرَطُونَ 62
Përkthim:
Dhe ata, ia ngjesin (mveshin) Perëndisë atë çka nuk e dëshirojnë për vete, kurse gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, se ata do të kenë shpërblimin më të mirë; por ata, nuk ka dyshim, i pret zjarri; dhe ata – të parët do të prijnë në të. En-Nahl 16:62
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na njofton se idhujtarët:Ato (vajzat)

që i urrejnë për vete, ia veshin Allahut

(si fëmijë)

... -

Ata shpifin se Zotit i takojnë vajzat, të cilat ata i urrejnë për veten e tyre. Gjithashtu, ata e përshkruajnë Atë me cilësi të ulta dhe zhyten në idhujtari, duke ia dedikuar adhurimin krijesave, që janë të gjithë të nënshtruar ndaj Allahut. Ata, në fakt, kurrë nuk do ta pranonin që skllevërit e tyre të ishin partnerë në pasurinë e tyre në këtë botë, që Zoti ua ka dhënë. Ata e urrejnë këtë gjë për veten e tyre. Atëherë si është e mundur që trillojnë dhe ia përshkruajnë Zotit të tilla gjëra, që ata i urrejnë për veten e tyre?! Pastaj, këta të mjerë, me gjithë këto krime e ligësi, përsëri trillojnë gënjeshtra e thonë:

... dhe gjuhët e tyre mashtruese shpifin se ata do të kenë më të mirën

(Xhenetin). - Ata do të kenë gjithmonë më të mirën, si në këtë jetë ashtu dhe në jetën tjetër. Por Allahu i Lartësuar ua kthen pas dhe hedh poshtë këtë ëndërr të tyre të parealizueshme dhe thotë:

S’ka dyshim, ata i pret Zjarri dhe në të do të mbeten të braktisur

(të harruar). - Ky është vendi për ku jeni drejtuar, ku do të qëndroni përjetë, e kurrë nuk do të largoheni.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 61 E ardhshme En-Nahl • Ajet 63