Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 63 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 63 nga 128 • Shqip


تَاللَّهِ لَقَدْ أَرْسَلْنَا إِلَىٰ أُمَمٍ مِنْ قَبْلِكَ فَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَهُوَ وَلِيُّهُمُ الْيَوْمَ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 63
Përkthim:
Pasha Perëndinë, Na, me të vërtetë, edhe para teje u kemi dërguar pejgamberë popujve, por djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre, dhe ai tani është mik i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhëmbshëm. En-Nahl 16:63
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar i qartëson profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), se ai nuk është i vetmi dhe as i pari profet që është kundërshtuar nga populli i vet. Ai thotë:

Betohem për Allahun! Ne dërguam para teje të dërguar ndër popuj të shumtë... -

Në të gjithë popujt e mëparshëm u dërguan profetë që t’i ftonin njerëzit në monoteizëm, në njësimin e Zotit në adhurim dhe për dorëzim dhe bindje të plotë ndaj Tij.

... por shejtani ua hijeshoi veprat e tyre

(të këqija). - Prandaj ata i mohuan profetët, duke pretenduar se rruga e tyre ishte rruga më e mirë, që siguronte lumturinë dhe që i shpëtonte nga çdo e keqe. Ndërsa profetët - sipas tyre - sillnin destabilitet dhe prishje të rehatisë e lumturisë së tyre. Duke qenë se shejtani ua zbukuroi veprat që bënin, ai u shndërrua në aleat dhe në mikun e tyre të ngushtë në këtë botë. Kështu, ata iu bindën dhe e pasuan plotësisht. Ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:

Prandaj sot

(në Ditën e Kiametit)

ai është miku i tyre dhe ata

(të gjithë bashkë)

do të kenë një dënim të dhembshëm. -

Në ahiret ata do të kenë dënim të dhembshëm, sepse ata i kthyen shpinën të Gjithëmëshirshmit. Ata u kënaqën dhe preferonin miqësinë dhe lidhjen me shejtanin e mallkuar, prandaj e merituan ndëshkimin poshtërues.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 62 E ardhshme En-Nahl • Ajet 64