Na ta kemi shpallur ty Librin, vetëm që t’ju shpjegosh atyre atë për të cilën ata nuk pajtoheshin, dhe (që të jetë) udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë. En-Nahl 16:64 ⧉
Tefsiri:
Ne ta shpallëm Kur’anin, veçse që t’u sqarosh atyre atë, për të cilën u përçanë dhe që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë. -Allahu i Madhëruar ta shpalli Kur'anin, o Muhamed, veçse me qëllimin që t’u qartësosh njerëzve gjithçka prej çështjeve të besimit dhe fesë, për të cilat njerëzit kanë rënë në kundërshti e janë përçarë. Duke bërë këtë, askush nuk do të ketë më arsye e shfajësim para Zotit. Kur'ani u shpall, gjithashtu, për të qenë udhëzim e mëshirë për besimtarët e sinqertë, që ata të gjejnë të vërtetën dhe të jetojnë sipas saj. (Marrë nga Tefsir el Mujeser).