Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 65 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 65 nga 128 • Shqip


وَاللَّهُ أَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَحْيَا بِهِ الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَسْمَعُونَ 65
Përkthim:
Perëndia ka zbritur ujin nga qielli, e me të, ka ngjallë tokën pasi që ishte tharë ajo! Kjo, me të vërtetë, është argument për njerëzit që duan të dëgjojnë. En-Nahl 16:65
Tefsiri:

Allahu zbret ujë prej qiellit dhe me të e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Në këtë fakt ka Shenja

(të qarta)

për njerëzit që dëgjojnë

(e kuptojnë). - Ai e bëri këtë që të kuptoni këshillat, porositë dhe paralajmërimet e Tij dhe që, përmes këtyre mësimeve e kujtimeve, të argumentoni se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë në botë. Ai është i vetmi i Adhuruar, sepse është i vetmi që dhuron mirësitë dhe kujdeset për krijesat. Është Ai që e zbret shiun dhe bën të mbijnë të gjitha llojet e bimësisë. Ai është i vetmi që meriton adhurimin e nënshtrimin e krijesave, sepse Ai është i plotpushtetshmi. Ai që ringjall tokën e vdekur dhe të shkretë është i plotpushtetshëm për të ringjallur krijesat nga vdekja. I Adhuruari i vetëm është Ai që i ka dhuruar të gjitha këto mirësi dhe kujdeset për krijesat me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 64 E ardhshme En-Nahl • Ajet 66