Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 66 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 66 nga 128 • Shqip


وَإِنَّ لَكُمْ فِي الْأَنْعَامِ لَعِبْرَةً ۖ نُسْقِيكُمْ مِمَّا فِي بُطُونِهِ مِنْ بَيْنِ فَرْثٍ وَدَمٍ لَبَنًا خَالِصًا سَائِغًا لِلشَّارِبِينَ 66
Përkthim:
Me të vërtetë, ju edhe shtazët keni shenjë të përshtatshme për mësimin tuaj; Na ju furnizojmë me atë që kanë në barkun e tyre – ndërmjet ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pijnë. En-Nahl 16:66
Tefsiri:

Edhe në bagëtitë ju keni shembuj të shumtë

(për të menduar). Ne, nga ajo që prodhohet nga barqet e tyre mes ushqimit të përtypur dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër e të shijshëm, për ata që e pinë. -

Këto kafshë, Allahu i Lartësuar i krijoi që të jenë në shërbimin dhe dobinë tuaj. Në ato ka shumë mirësi e mësime, që ju mund të nxirrni e kuptoni. Përmes tyre, ju mund të kuptoni dhe arsyetoni rreth pushtetit të plotë të Allahut dhe gjerësisë së bujarisë dhe mirësisë së Tij. I lavdëruar qoftë Ai që qumështin e pastër e bën të prodhohet nga ajo hapësirë mes gjakut dhe ushqimit të përtypur, në barkun e kafshës. Si është e mundur që qumështi, aq i këndshëm e ushqyes, të prodhohet në barkun e bagëtisë dhe të dalë aq i pastër? Ai është pije dhe ushqim i këndshëm për krijesat. A nuk tregon kjo për pushtetin madhështor të Zotit? Të paditurit thonë se e ka bërë Natyra kështu. Atëherë, më thoni çfarë është ajo gjë në natyrë që e shndërron barin që e ha bagëtia, bashkë me ujin dhe kripërat që ajo fut në barkun e saj, në qumësht aq të këndshëm?
Shko te videoja e plotë e sures