Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 77 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 77 nga 128 • Shqip


وَلِلَّهِ غَيْبُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَمَا أَمْرُ السَّاعَةِ إِلَّا كَلَمْحِ الْبَصَرِ أَوْ هُوَ أَقْرَبُ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 77
Përkthim:
Perëndisë i përkasin fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, e çështja e Ditës së Kijametit është sa çel e mbyll sytë, ose edhe më shpejt. Perëndia, me të vërtetë, është i pushtetshëm mbi çdo gjë! En-Nahl 16:77
Tefsiri:

Vetëm Allahu i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. -

Allahu i Madhëruar është i Vetmi që di të fshehtat e qiejve e të tokës. Fshehtësitë e misteret i di vetëm Ai. Prej këtyre fshehtësive është edhe koha kur do të ndodhë Kijameti. Askush nuk e di kohën e tij veç Allahut. Por dijeni, o njerëz, se kur të vijë ajo kohë, Allahu i Lartësuar thotë:

Çështja e Orës së kijametit është sa hap e mbyll sytë ose edhe më shpejt. -

Kijameti do të ndodhë shumë shpejt, aq sa zgjat një pulitje sysh, madje edhe më shpejt. Atë çast do të ngrihen njerëzit nga varret e tyre, për të përjetuar Ditën e Ringjalljes dhe të Tubimit para Zotit. Tashmë nuk është koha që mund të afatizohesh. Kjo do të ndodhë, dhe askush nuk mund ta kthejë pas apo ta ndryshojë, sepse:

Allahu është i Gjithëfuqishëm për gjithçka. -

Aspak të mos ju duket çudi fuqia e Tij për të ringjallur të vdekurit. Mendohuni pak për shembujt e mëposhtëm:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 76 E ardhshme En-Nahl • Ajet 78