Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 78 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 78 nga 128 • Shqip


وَاللَّهُ أَخْرَجَكُمْ مِنْ بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ لَا تَعْلَمُونَ شَيْئًا وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۙ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ 78
Përkthim:
Perëndia u ka nxjerrë juve nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë, ai u dha të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat për të qenë falenderues. En-Nahl 16:78
Tefsiri:
Allahu është i vetmi në të gjitha mirësitë që u ka dhuruar njerëzve, duke filluar nga krijimi i tyre. Ai thotë:

Allahu ju nxori nga barqet e nënave

(si foshnja)

dhe ju nuk dinit asgjë. -

Ju nuk dinit gjë dhe nuk kishit asnjë fuqi, por ishit krijesa të dobëta dhe nevojtarë në çdo aspekt.

Ai Ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues. -

Allahu i përmendi këto atribute për vetë rëndësinë e vlerën e tyre të lartë dhe për faktin se ato janë porta e çdo diturie. Çdo lloj diturie vjen prej këtyre tri portave. Megjithatë, të gjitha fuqitë e njeriut, si ato të jashtme, edhe ato të brendshme, i janë dhuruar nga Allahu i Madhëruar. Ai ua plotëson këto dhunti në mënyrë të vazhdueshme, derisa çdokush të arrijë në nivelin që i shkon për shtat. Ai e bën këtë dalëngadalë e hap pas hapi. Kështu përkujdeset i Lavdëruari për njerëzit, që ata vazhdimisht t'i jenë mirënjohës, sa herë që përdorin dhuntitë e Tij. Ata duhet t’i përdorin ato veçse për t’iu bindur Allahut e për t’i shprehur Atij adhurimin. Nëse i përdorin për diçka tjetër, atëherë ato dhunti do të jenë argument kundër tyre. Këta i përgjigjen mirësisë së Zotit me formën më të shëmtuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 77 E ardhshme En-Nahl • Ajet 79