Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 79 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 79 nga 128 • Shqip


أَلَمْ يَرَوْا إِلَى الطَّيْرِ مُسَخَّرَاتٍ فِي جَوِّ السَّمَاءِ مَا يُمْسِكُهُنَّ إِلَّا اللَّهُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 79
Përkthim:
A nuk shohin ata, se si shpendët, pa mundim fluturojnë në hapësirat qiellore. Ato i mban vetëm Perëndia (që i ka krijuar për atë aftësi). Kjo, me të vërtetë, është argument për popullin që beson. En-Nahl 16:79
Tefsiri:
A nuk i shohin ata shpendët fluturues në kupë të qiellit? Ata nuk i mban kush, përveç Allahut. Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë. -

Këta janë njerëzit që përfitojnë vërtet nga ajetet dhe shenjat e Allahut, sepse ata meditojnë dhe e kuptojnë qartë përse janë sjellë ato shenja dhe çfarë mesazhi përcjellin. Ndërsa vështrimi i të tjerëve është i pakujdesshëm. Le të meditojmë me kujdes në këto shenja të sjella nga Allahu në këtë ajet. Allahu i Lartësuar i krijoi shpendët me një formë dhe përmbajtje të tillë, që u mundëson fluturimin. Nga ana tjetër, Ai e bëri ajrin të përshtatshëm për fluturim. Allahu u dha shpendëve forcë për ta realizuar fluturimin dhe i mësoi se si të fluturojnë. Të gjitha këto tregojnë për urtësinë e Tij të plotë, për diturinë e gjerë dhe përkujdesin e pashembullt me të gjitha krijesat e Tij. Ato tregojnë se fuqia e Allahut është absolute. I Lartësuar e Begatisjellës është Allahu, Zoti i botëve.
Shko te videoja e plotë e sures