Atë Ditë, kur prej secilit popull do të sjellim dëshmitarë,... -
Nga çdo popull do të nxjerrim dëshmitarë, që do të dëshmojnë me drejtësi për veprimtarinë e popullit dhe për çështjen se si iu përgjigjën ftuesit të Zotit në udhën e drejtë. Këta dëshmitarë, sigurisht, do të jenë njerëzit më të pastër dhe më të zgjedhur, profetët e Zotit. Me dëshminë e tyre, do të jepet gjykimi i drejtë nga Zoti.... atyre që nuk besuan, nuk do t'u jepet leje për shfajsim, e as nuk do të kërkohet prej tyre
(të arsyetohen). - Askujt nuk do t’i jepet mundësi për të nxjerrë shfajësime e justifikime, sepse pas dëshmisë së pakundërshtueshme të profetëve nuk ka nevojë për asnjë dëshmi tjetër për meritën e ndëshkimit. Atëherë, çdo shfajësim e justifikim është thjesht një mashtrim i kotë, që nuk sjell asnjë përfitim për ta.