Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Nahl — Ajet 85 (Shqip) — Video

En-Nahl • Ajet 85 nga 128 • Shqip


وَإِذَا رَأَى الَّذِينَ ظَلَمُوا الْعَذَابَ فَلَا يُخَفَّفُ عَنْهُمْ وَلَا هُمْ يُنْظَرُونَ 85
Përkthim:
Kur ata që kanë bërë keq, të shohin dënimin, ai nuk do t’u lehtësohet (dënimi), e as nuk u shtyhet. En-Nahl 16:85
Tefsiri:

Kur keqbërësit të shohin dënimin, atëherë as nuk do t’u lehtësohet dhe as nuk do t’u jepet afat. -

Edhe nëse kërkojnë të kthehen në këtë botë, që të rregullojnë atë që kanë shkatëruar, kjo kërkesë nuk ka për t’iu pranuar. Madje, ata as do të arrijnë të shprehin plotësisht keqardhjen, pasi menjëherë do t’i përpijë ndëshkimi i ashpër, i cili nuk ka për t’iu lehtësuar ndonjëherë. Ky ndëshkim do t’i përpijë pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë vonim, që nga momenti që fillojnë ta shohin e vërejnë me sytë e tyre. Kështu do të ndodhë, sepse ata nuk do të merren fare në llogari. Ata nuk kanë pse të merren në llogari, pasi nuk kanë ndonjë të mirë që t’u vlejë atë ditë. Pasi iu paraqiten veprat që kanë bërë në këtë jetë, ata do t’i pranojnë gjynahet, dhe kështu do të poshtërohen para të gjithëve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Nahl • Ajet 84 E ardhshme En-Nahl • Ajet 86