Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 101 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 101 nga 111 • Shqip


وَلَقَدْ آتَيْنَا مُوسَىٰ تِسْعَ آيَاتٍ بَيِّنَاتٍ ۖ فَاسْأَلْ بَنِي إِسْرَائِيلَ إِذْ جَاءَهُمْ فَقَالَ لَهُ فِرْعَوْنُ إِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا مُوسَىٰ مَسْحُورًا 101
Përkthim:
Na i kemi dhënë Musait nëntë argumente të qarta, e pyeti bijt e Israelit, kur u erdhi të parëve të tyre dhe kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë të konsideroj ty për të magjepsur”, El-Isra 17:101
Tefsiri:

Ne i patëm dhënë Musait nëntë Shenja (mrekulli) të qarta. -

Ti je Profet i Allahut dhe Allahu të ka ndihmuar me shenja e mrekulli. Mësoje se ti nuk je i pari profet që njerëzit e refuzojnë. Para teje, Ne dërguam ndër njerëz Musain, të birin e Imranit, që u quajt El Kelim, domethënë, ai që Zoti i foli. Ne e dërguam atë tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ne i dhamë atij nëntë mrekulli të mëdha. Secila prej tyre do të mjaftonte e vetme që dikush, i cili synon dhe e dëshiron të vërtetën, ta gjente dhe pasonte atë. Këto shenja ishin: gjarpri, shkopi, tufani, karkalecat, morrat, bretkocat, gjaku, e ashtuquajtura er-rixhz, një sëmundje që u zbriti nga lart dhe ndarja e detit në dymbëdhjetë rrugë të thata. “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre.” [El ea'raf 133-136]. Nëse ke dyshim në ndonjë nga këto çështje, pyet atëherë.

Pyeti

(o Muhammed)

bijtë e Izraelit, kur ai

(Musai)

ishte mes tyre dhe faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” -

Edhe pse i solli të tilla mrekulli të dukshme dhe të padukshme, Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur.” Ky ishte reagimi ndaj atyre mrekullive. Atëherë, Musai tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 100 E ardhshme El-Isra • Ajet 102