Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 102 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 102 nga 111 • Shqip


قَالَ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا أَنْزَلَ هَٰؤُلَاءِ إِلَّا رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ بَصَائِرَ وَإِنِّي لَأَظُنُّكَ يَا فِرْعَوْنُ مَثْبُورًا 102
Përkthim:
(Musai) tha: “Me të vërtetë, ti e di se këto mrekulli të qarta, nuk i ka shpallur askush tjetër, përpos Zotit të qiellit dhe të Tokës, dhe unë jam i bindur se ti je i hudhur (në humbje)”. El-Isra 17:102
Tefsiri:
Ai (Musai)

tha: “Ti e di me siguri të plotë se ato

(mrekullitë)

nuk i zbriti askush tjetër përveç Zotit të qiejve e të Tokës.” -

Ju e dini shumë mirë dhe jeni plotësisht të sigurt se këto mrekulli i zbriti Zoti i qiejve dhe i Tokës, që sytë e njerëzve të hapen dhe ata të pranojnë të vërtetën. Këto fjalë që thua, as ti vetë nuk i beson si të vërteta, por i thua për të justifikuar vendimin dhe mosbesimin tënd, me qëllim për ta bërë atë të besueshëm para popullit tënd, të cilët po i përçmon dhe po i devijon nga e vërteta.

“Ai i zbriti ato të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar.” –

Ti do të jesh i urryer dhe do të flakesh në ndëshkim. Mjerë ti për mallkimin vuajtjet dhe dënimin që të pret!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 101 E ardhshme El-Isra • Ajet 103