Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 11 nga 111 • Shqip


وَيَدْعُ الْإِنْسَانُ بِالشَّرِّ دُعَاءَهُ بِالْخَيْرِ ۖ وَكَانَ الْإِنْسَانُ عَجُولًا 11
Përkthim:
Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm. El-Isra 17:11
Tefsiri:

Njeriu lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë. Njeriu është, vërtet i ngutshëm. -

Kjo tregon injorancën e thellë dhe ngutjen e njeriut. Ai lutet e mallkon duke dëmtuar veten, fëmijët e pasurinë e tij. Kur është i zemëruar, ai nxitohet dhe lutet kundër vetes, ashtu siç nxitohet të lutet për mirë. Por Allahu i Madhëruar, nga mëshira dhe butësia e Tij, i përgjigjet lutjeve të njeriut për mirë dhe nuk i përgjigjet lutjeve për keq. "Sikur Allahu t’ua shpejtonte njerëzve pranimin e kërkesës për të keqen, ashtu siç pranon shpejtimin e kërkesës për të mirën, atyre do t’u përfundonte afati. Por ata që nuk janë të bindur për takimin Tonë, Ne i lëmë të enden në shfrenimin e tyre." [Junus 11]
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 10 E ardhshme El-Isra • Ajet 12