Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 12 nga 111 • Shqip


وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ آيَتَيْنِ ۖ فَمَحَوْنَا آيَةَ اللَّيْلِ وَجَعَلْنَا آيَةَ النَّهَارِ مُبْصِرَةً لِتَبْتَغُوا فَضْلًا مِنْ رَبِّكُمْ وَلِتَعْلَمُوا عَدَدَ السِّنِينَ وَالْحِسَابَ ۚ وَكُلَّ شَيْءٍ فَصَّلْنَاهُ تَفْصِيلًا 12
Përkthim:
Dhe, Ne kemi bërë natën dhe ditën dy argumente (që dëshmojnë fuqinë Tonë); e kemi shlyer argumentin e natës, kurse argumentin e ditës e kemi bërë të ndritshëm, për të kërkur ju dhunti nga Zoti juaj, dhe që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës, dhe çdo gjë e kemi shpjeguar plotësisht. El-Isra 17:12
Tefsiri:

Ne i bëmë natën dhe ditën dy Shenja madhështore -

Ato janë shenja që tregojnë për pushtetin absolut të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë e gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin e krijesave. Vetëm Ai duhet adhuruar e askush tjetër veç Tij.

Natën e errësuam... -

E bëmë natën të errët, që njerëzit të pushojnë dhe të çlodhen.

... dhe ditën e bëmë të shndritshme që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj... -

E bëmë ditën të shndritshme, që të kërkoni mirësitë e Zotit tuaj në prodhimet, tregtinë e udhëtimet tuaja.

... dhe që të mësoni numrin e viteve dhe llogaritjen

(e kohës). - Me kalimin e ditëve e netëve dhe ndryshimin e fazave të hënës, ju mund të njihni e llogarisni vitet dhe periudhat. Në këtë mënyrë, ju ndërtoni jetën tuaj dhe arrini mirësitë që ju nevojiten.

Ne kemi sqaruar çdo gjë në mënyrë të hollësishme. -

Allahu i ka qartësuar ajetet, që çdo çështje të jetë e kuptueshme dhe që të dallohet lehtë e vërteta nga e kota. Ai e bëri Kur'anin sqarues për gjithçka, sikurse ka thënë në një ajet tjetër: “Asgjë nuk kemi lënë pa përmendur në Libër. Në fund, te Zoti i tyre do të tubohen të gjithë." [El en'am 38].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 11 E ardhshme El-Isra • Ajet 13