Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 18 nga 111 • Shqip


مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْعَاجِلَةَ عَجَّلْنَا لَهُ فِيهَا مَا نَشَاءُ لِمَنْ نُرِيدُ ثُمَّ جَعَلْنَا لَهُ جَهَنَّمَ يَصْلَاهَا مَذْمُومًا مَدْحُورًا 18
Përkthim:
Kush dëshiron këtë botë, Na ia shpejtojmë atij që t’i japim në të (në këtë botë) çka të duam e për kë të duam. E, pastaj ia caktojmë atij xhehennemin, në të cilin ai do të fërgohet, duke qenë i fyer dhe i dëbuar. El-Isra 17:18
Tefsiri:

Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam -

Allahu i Lartësuar na njofton se çdokush që dëshiron këtë botë, që shpejt do të përfundojë e zhduket, dhe sakrifikon për të, duke harruar nga erdhi e ku do të shkojë, Ai ka për t’i dhënë nga kënaqësitë e saj të pakta, aq sa e ka shkruar për t’i dhënë në Leuhi Mahfudh. Por këto kënaqësi janë të padobishme dhe zgjasin shumë pak. Nga ana tjetër, në ahiret, ai ka për t’u ndëshkuar në Xhehenem, sikurse thotë Zoti:

... dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. –

Ai do të jetë i poshtëruar, i mbuluar me turp dhe i larguar nga mëshira e Zotit. Ai do të vuajë nën ndëshkimin e ashpër, turpin dhe poshtërimin e dhembshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 17 E ardhshme El-Isra • Ajet 19