Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 19 nga 111 • Shqip


وَمَنْ أَرَادَ الْآخِرَةَ وَسَعَىٰ لَهَا سَعْيَهَا وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَٰئِكَ كَانَ سَعْيُهُمْ مَشْكُورًا 19
Përkthim:
E, kush dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të, e është besimtar, përpjekja e tyre është e falenderuar. El-Isra 17:19
Tefsiri:

Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj,... -

Ndryshe ndodh me ata që synojnë ahiretin dhe kënaqen me të, duke i dhënë përparësi ndaj kësaj jete. Këta fatlumë sakrifikojnë për ahiretin, ashtu si duhet. Mënyra e përpjekjes për jetën tjetër përshkruhet në librat hyjnorë dhe traditën profetike. Këta të mirë bëjnë gjithçka që kanë mundësi, por pasi plotësojnë kushtin kryesor të pranimit të punëve të mira, pra, duke u pajisur me besim, sepse Allahu thotë: "...duke qenë besimtar dhe duke u përpjekur për të ashtu si i takon asaj." Thënë ndryshe, kjo duhet të bëhet duke besuar Allahun, melekët, librat e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Për këta të zgjedhur është rezervuar një shpërblim i madh.

...përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. -

Përpjekjet e tij do të jenë të pranuara, madje të shumëfishuara dhe të ruajtura tek Zoti, për të marrë sa më shumë shpërblime.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 18 E ardhshme El-Isra • Ajet 20