Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 20 nga 111 • Shqip


كُلًّا نُمِدُّ هَٰؤُلَاءِ وَهَٰؤُلَاءِ مِنْ عَطَاءِ رَبِّكَ ۚ وَمَا كَانَ عَطَاءُ رَبِّكَ مَحْظُورًا 20
Përkthim:
Na të gjithëve u ndihmojmë: këtyreve dhe atyreve – me dhuratat e Zotit tënd. E, dhuratat e Zotit tënd nuk janë të penguara. El-Isra 17:20
Tefsiri:

Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. -

Megjithatë, atyre nuk ka për t’u ikur prej duarsh pjesa e tyre prej mirësive e furnizimit të kësaj dynjaje. Të gjithëve Allahu i Lartësuar ka për t'ua dhënë pjesën e përcaktuar prej dynjasë, sepse Ai është Zoti i botëve dhe ky është përkujdesi dhe bujaria e Tij.

...dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. -

Askush nuk mund të privohet nga furnizimi i Tij. Të gjitha krijesat përfitojnë nga mirësia dhe furnizimi i Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 19 E ardhshme El-Isra • Ajet 21