Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 23 nga 111 • Shqip


وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا ۚ إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِنْدَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلَاهُمَا فَلَا تَقُلْ لَهُمَا أُفٍّ وَلَا تَنْهَرْهُمَا وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا كَرِيمًا 23
Përkthim:
Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti. El-Isra 17:23
Tefsiri:
Pasi na ndaloi nga idhujtaria, Allahu i Madhëruar na urdhëron për njësimin e Tij:

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni asnjë

(dhe asgjë)

tjetër përveç Tij... -

Ai ka përcaktuar me ligj që të mos adhuroni veç Tij asnjë e asgjë prej krijesave të qiellit e tokës, prej të gjallëve e të vdekurve. Allahu ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë, sepse Ai është Një i vetëm, i pashoq. Ai është Es-Samed- Ai që, të gjitha krijesat i drejtohen e luten për nevojat e tyre. Çdo cilësi dhe atribut i Allahut është absolut, që nuk mund t’i afrohet në përshkrimin me të askush prej krijesave. Allahu është Bamirësi, që ka përfshirë me bamirësinë e Tij gjithçka. Ai është dhuruesi i të gjitha mirësive të dukshme dhe të padukshme. Allahu është mbrojtësi nga të gjitha ligësitë e fatkeqësitë. Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Rregulluesi e Ai që përkujdeset për të gjitha çështjet e krijesave. Ai është i vetëm në të gjitha këto atribute, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë e varfër, që nuk ka asgjë në dorë. Pasi foli për të drejtën e Vet, i Madhëruari flet për të drejtën e prindërve, si një nga detyrimet më të mëdha të njeriut, që duhet respektuar dhe përmbushur.

...dhe të silleni mirë ndaj prindërve. -

Tregohuni bamirës ndaj tyre me të gjitha mënyrat dhe format e bamirësisë, me fjalë, me sjellje dhe vepra. Mos e harroni asnjëherë se ata janë sebepi i ardhjes suaj në këtë jetë. Ata i dhurojnë fëmijës dashurinë më të madhe. Ata janë njerëzit më të afërt për njeriun, për të cilët ai ka detyrimin më të madh për t'u bërë mirë e për t'u kujdesur. Allahu i Lartësuar thotë:

Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd,... -

Kjo është mosha kur njeriu dobësohet dhe ka nevojë për butësi, ngrohtësi e dashuri. Prandaj i Lartësuari na ka urdhëruar e thotë:

... atëherë mos u thuaj atyre as “of”... –

Më e pakta e bamirësisë dhe mirësjelljes me prindërit e moshuar është që të mos u thuash këto fjalë. Pra, jini të kujdesshëm, o njerëz, dhe mos shkaktoni atyre as më të voglin mundim! Sigurisht, mundimet më të mëdha janë edhe më të ndaluara nga Zoti.

... e as mos u sill vrazhdë ndaj tyre,... -

Mos u trego i vrazhdë e mos u fol me ashpërsi.

... por thuaju vetëm fjalë të mira! -

Thuaju fjalë të ëmbla, që i kënaqin ata! Tregohu me edukatë, i butë, i ngrohtë dhe i dashur me ta! Gjithmonë thuaju fjalë të ngrohta, që ua kënaqin dhe qetësojnë zemrën! Sigurisht, këto fjalë duhen dhënë në varësi të kohës, vendit e njerëzve, larg shtirjeve e teprimit të panevojshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 22 E ardhshme El-Isra • Ajet 24