Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 24 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 24 nga 111 • Shqip


وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُلْ رَبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا 24
Përkthim:
Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” El-Isra 17:24
Tefsiri:

Dhe shtrije mbi ta krahun e butësisë dhe të mëshirës... -

Tregohu modest, i përulur e i mëshirshëm para prindërve, duke llogaritur shpërblimin e Zotit e jo nga frika ose për ndonjë interes material. Me përunjësinë dhe sjelljen e mirë ndaj tyre syno veçse kënaqësinë e Zotit e jo qëllime të kësaj jete!

... dhe thuaj

(lutu)

: “O Zoti im! Mëshiroji ata të dy, siç më edukuan mua kur isha i vogël!”. -

Lutu që Allahu t’i mëshirojë, kur janë gjallë dhe pas vdekjes, si shlyerje për kujdesin e tyre të pakursyer për ty kur ishe i mitur. Nga kjo kuptohet se, sa më i madh të jetë përkushtimi i prindërve për fëmijën, aq më i madh është haku e detyrimi ndaj tyre. Të njëjtin pozicion si prindi ka edhe ai që i mëson fëmijës edukatën dhe diturinë e dobishme fetare ose jofetare. Kështu, mësuesit dhe edukatorët, që kanë kontribuar në edukimin e mirë të fëmijës, meritojnë respektin dhe mirënjohjen e tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 23 E ardhshme El-Isra • Ajet 25