Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 25 nga 111 • Shqip


رَبُّكُمْ أَعْلَمُ بِمَا فِي نُفُوسِكُمْ ۚ إِنْ تَكُونُوا صَالِحِينَ فَإِنَّهُ كَانَ لِلْأَوَّابِينَ غَفُورًا 25
Përkthim:
Zoti juaj di më së miri ç’keni në shpirtërat tuaj. Nëse ju jeni të mirë, Ai, me të vërtetë, është falës për ata që pendohen. El-Isra 17:25
Tefsiri:

Zoti juaj e di më së miri atë që fshihni brenda shpirtit tuaj. -

Zoti juaj vështron të fshehtat tuaja, të mira apo të këqija qofshin. Ai nuk sheh veç punët e dukshme, por vështron edhe atë që gjendet brenda zemrave tuaja, qoftë ajo e mirësi ose e ligë.

Nëse jeni bamirës, atëherë

(dijeni se)

Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen. -

Nëse qëllimi juaj është për të kënaqur Allahun dhe nëse synoni ato punë që ju afrojnë tek Ai, kjo dëshmon për mirësinë tuaj. Është e rëndësishme që Allahu të mos shohë në zemrën tuaj qëllime të liga, prandaj mos i lejoni ato që të jenë të vazhdueshme e t’ju zënë rrënjë në zemër. Qëllimi juaj i vazhdueshëm të jetë vetëm Zoti e kënaqësia e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: "Ai është Falës i Madh ndaj atyre që pendohen." Këta janë ata që kthehen drejt Zotit të penduar në çdo kohë dhe gjendje. Nëse Zoti sheh dëshirën tuaj të vazhdueshme për t'u kthyer tek Ai të nënshtruar dhe të penduar, nëse sheh dashurinë për Të dhe për çdo punë që të afron tek Ai, atëherë Ai do t'ju falë dhe mbulojë gabimet tuaja, që janë fryt i natyrës njerëzore. Allahu i fal gabimet kalimtare, që nuk janë të vazhdueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 24 E ardhshme El-Isra • Ajet 26