Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 29 nga 111 • Shqip


وَلَا تَجْعَلْ يَدَكَ مَغْلُولَةً إِلَىٰ عُنُقِكَ وَلَا تَبْسُطْهَا كُلَّ الْبَسْطِ فَتَقْعُدَ مَلُومًا مَحْسُورًا 29
Përkthim:
Mos e bënë dorën tënde të lidhur për qafën tënde (mos u bënë koprrac), as mos e hap tepër dorën tënde, e të mbetesh i qortuar (për shkak të koprracisë) dhe i pikëlluar (për shkak se ngelesh pa mjete). El-Isra 17:29
Tefsiri:

Mos e shtrëngo dorën tënde... -

Mos u bëj koprrac me pasurinë që të ka dhënë Allahu i Madhëruar!

... e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë! –

Nga ana tjetër, nëse shpenzon vend e pa vend në drejtime jo të lejuara, ose më shumë sesa duhet, atëherë do të qortohesh për atë që bën dhe do të mbetesh duarthatë. Kështu, as pasuri nuk të ngelet dhe as shpërblim nga Zoti nuk fiton.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 28 E ardhshme El-Isra • Ajet 30