Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 30 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 30 nga 111 • Shqip


إِنَّ رَبَّكَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّهُ كَانَ بِعِبَادِهِ خَبِيرًا بَصِيرًا 30
Përkthim:
Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk furnizim kujt të dojë, e ia kufizon kujt të dojë; Ai, me të vërtetë, i di dhe i sheh robërit e vet. El-Isra 17:30
Tefsiri:

S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do. -

Allahu na njofton se është Ai që ia zgjeron ose ngushton begatitë robërve , ashtu si Ai dëshiron. Këtë Ai e bën me urtësi të madhe dhe me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse.

Ai di dhe sheh gjithçka mbi robërit e Tij. -

Allahu i shpërblen ata që Ai i sheh që janë të mirë në punët e tyre dhe përkujdeset që t’i rregullojë veprat e tyre, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 29 E ardhshme El-Isra • Ajet 31