Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 31 nga 111 • Shqip


وَلَا تَقْتُلُوا أَوْلَادَكُمْ خَشْيَةَ إِمْلَاقٍ ۖ نَحْنُ نَرْزُقُهُمْ وَإِيَّاكُمْ ۚ إِنَّ قَتْلَهُمْ كَانَ خِطْئًا كَبِيرًا 31
Përkthim:
Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Na i furnizojmë ata dhe juve; se, mbytja e tyre, me të vërtetë, është mëkat i madh. El-Isra 17:31
Tefsiri:

Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve! Vrasja e tyre është një krim i madh. -

Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut me njerëzit. Ai është më i mëshirshëm me ta sesa vetë prindërit e tyre me ta. Allahu i Gjithëmëshirshëm i ndaloi ata që të vrasin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë e skamjes. Ai premton se është Furnizuesi i të gjithëve. Ai bën të ditur se vrasja e tyre është gjynah i madh, madje nga më të mëdhenjtë. Ky lloj gjynahu tregon se ata njerëz që e bëjnë nuk kanë asnjë pikë mëshirë në zemër, pasi guxojnë të marrin jetën e foshnjave, që janë krejt të pastër e të pafajshëm. Ata njerëz meritojnë ndëshkim të ashpër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 30 E ardhshme El-Isra • Ajet 32