Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 3 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 3 nga 111 • Shqip


ذُرِّيَّةَ مَنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَبْدًا شَكُورًا 3
Përkthim:
(O), pasardhësit e atyre që Ne i bartëm me Nuhun (në barkë)!” Ai (Nuhu) me të vërtetë, ka qenë rob mirënjohës (i Zotit). El-Isra 17:3
Tefsiri:

O pasardhës të atyre që Ne i bartëm

(i shpëtuam)

së bashku me Nuhun! -

Allahu i Madhëruar u drejtohet të gjithë pasardhësve që rodhën nga Nuhu (a.s), të cilët Ai i barti në anije. Kështu, Allahu i drejtohet gjithë njerëzimit dhe u kujton se:

Vërtet, ai ishte shumë mirënjohës

(ndaj Allahut). - Ky është një lëvdim për Nuhun, për shkak të mirënjohjes së tij ndaj Allahut. Kjo është gjithashtu një nxitje për umetin që ta marrin Nuhun si shembull për mirënjohjen që tregoi ndaj Zotit. Le të shërbejnë këto ajete që gjithmonë t’i kujtoni mirësitë e Allahut, i cili i shpëtoi besimtarët dhe i mbyti gjithë të tjerët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 2 E ardhshme El-Isra • Ajet 4