Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 4 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 4 nga 111 • Shqip


وَقَضَيْنَا إِلَىٰ بَنِي إِسْرَائِيلَ فِي الْكِتَابِ لَتُفْسِدُنَّ فِي الْأَرْضِ مَرَّتَيْنِ وَلَتَعْلُنَّ عُلُوًّا كَبِيرًا 4
Përkthim:
Dhe Ne u kemi shpallur në Libër bijve të Israelit: “Ju me të vërtetë, do të bëni dy herë ngatërresa në Tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt. El-Isra 17:4
Tefsiri:
Ne u kumtuam bijve të Izraelit në Libër se “Ju do të bëni dy herë shkatërrime në Tokë dhe do t'i kaloni kufijtë duke bërë padrejtësi në të.” -

Allahu ua ka përmendur në librat e tyre se ata do të bëjnë shkatërrime në tokë dy herë. Ata do ta mbushin botën me poshtërsi e gjynahe, me mosmirënjohje për Zotin, me tirani e krime, me mendjemadhësi e arrogancë. Allahu na tregon se, kur të ndodhë njëra nga këto, Allahu ka për t’u vendosur mbi kokë armiqtë e tyre, që t’i shtypin dhe kështu të shijojnë hakmarrjen e Zotit. Këto paralajmërime u jepen si kërcënim, që ata të kthehen, të kujtojnë porositë e Zotit dhe të besojnë.
Shko te videoja e plotë e sures