Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 44 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 44 nga 111 • Shqip


تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَاوَاتُ السَّبْعُ وَالْأَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ ۚ وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ وَلَٰكِنْ لَا تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ ۗ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا 44
Përkthim:
Atë e madhërojnë (dhe cilësitë e Tij) shtatë qiejt dhe Toka, dhe gjithçka gjendet në to. Dhe, nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke iu falenderuar Atij, por ju nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i butë dhe falës. El-Isra 17:44
Tefsiri:

Atë e madhërojnë

(me tesbih)

shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë

(me tesbih)

, duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin

(tesbihun)

e tyre. -

Të gjitha gjallesat, pa përjashtim, ato që flasin dhe ato që nuk flasin, pemët, bimët, sendet, krijesat e gjalla që kanë jetë e ato që nuk kanë, të gjitha i bëjnë tesbihZotit. Këtë e bëjnë me gjuhën e gjendjes së tyre dhe me fjalë. Por ju nuk mund ta kuptoni madhërimin e tyre, sepse nuk bëhet me mënyrat që ju i kuptoni, por Allahu, i Cili është i Gjitëdituri i për të fshehtat, e di.

Ai është i Butë dhe Falës i Madh. -

Allahu nuk nxitohet të ndëshkojë edhe ata që trillojnë fjalë aq të ulëta, saqë qiejt gati u shkatërruan, toka gati u ça dhe malet gati u rrënuan nga shpifja e tyre. Allahu i afatizon ata dhe vazhdon t’u japë të mira dhe t’i ruajë nga të këqijat. Ai vazhdon t’i furnizojë dhe t’i ftojë të vijnë tek porta e Tij, që të pendohen nga ky gjynah i madh dhe i pafalshëm nëse vdesin me të. Ai i fton që t’u dhurojë shpërblime të mëdha dhe t’ua mbulojë gjynahet. Nëse nuk do të ishte mëshira e butësia e Tij, qiejt do t'i godisnin e do të binin poshtë dhe mbi faqen e dheut nuk do të mbetej më asnjë krijesë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 43 E ardhshme El-Isra • Ajet 45