Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 47 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 47 nga 111 • Shqip


نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَسْتَمِعُونَ بِهِ إِذْ يَسْتَمِعُونَ إِلَيْكَ وَإِذْ هُمْ نَجْوَىٰ إِذْ يَقُولُ الظَّالِمُونَ إِنْ تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلًا مَسْحُورًا 47
Përkthim:
Na dimë çka përgjojnë ata, kur përgjojnë te ti (leximin e Kur’anit) dhe kur bisedojnë në mes vete, kur thonë mohuesit (në bisedim): “Ju, vetëm shkoni pas një njeriu të magjepsur”. El-Isra 17:47
Tefsiri:

Ne e dimë mirë përse e dëgjojnë ata atë

(Kur’anin)

kur vijnë të dëgjojnë ty... -

Privimi i tyre nga mirësitë që sjell dëgjimi i Kur'anit ka një shkak shumë të qartë: qëllimet e tyre kur dëgjojnë Kur'anin janë të këqija e të mbrapshta. Këto qëllime kurrsesi nuk mund t’i fshihen Zotit, që është i Gjithëditur për hollësitë e çdo çështjeje. Ata e dëgjojnë dhe e lexojnë Kur'anin për të gjetur ndonjë gjë ku të kapen, sado e vogël qoftë ajo, për të justifikuar mohimin e tyre. Ata hetojnë çdo gjë të vogël, që të shpifin dhe të cenojnë madhështinë e Kur'anit. Ata nuk kanë as dëshirën më të vogël për të gjetur udhëzimin dhe për të pranuar të vërtetën. Përkundrazi, që në fillim ata janë të vendosur për të mos besuar dhe për të mos u nënshtruar ndaj së vërtetës. Kushdo që është në këtë gjendje, kurrë nuk ka për ta parë dritën dhe as për ta dëgjuar të vërtetën. Allahu i Madhëruar na tregon gjendjen e tyre dhe atë që ata fshehin. Ai thotë:

... dhe

(qëllimet e tyre)

kur ata bisedojnë fshehtazi dhe keqbërësit thonë: “Ju jeni duke pasuar veçse një njeri të magjepsur.” -

Kjo është ajo që ata fshehin në zemrat e tyre dhe që del qartë nga bisedat e tyre të fshehta. Kjo tregon se ata janë të vendosur që të mos e ndjekin këtë profet, dhe ky ka qenë mendimi i tyre për të qysh në fillim. Ata e konsiderojnë si një njeri të magjepsur, pra, që nuk di ç'thotë, dhe nuk e besojnë atë si një të dërguar të Zotit. Duke treguar çudinë e madhe që nxisin fjalët e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 46 E ardhshme El-Isra • Ajet 48