Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 46 nga 111 • Shqip


وَجَعَلْنَا عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ أَكِنَّةً أَنْ يَفْقَهُوهُ وَفِي آذَانِهِمْ وَقْرًا ۚ وَإِذَا ذَكَرْتَ رَبَّكَ فِي الْقُرْآنِ وَحْدَهُ وَلَّوْا عَلَىٰ أَدْبَارِهِمْ نُفُورًا 46
Përkthim:
e, në zemrat e atyre vëmë mbulesa, për të mos e kuptuar atë (Kur’anin), ua shurdhojmë veshët atyre, e kur ta përmendish në Kur’an Zotin tënd – Atë të vetmin, ata kthejnë shpindën e tyre, duke ikur (prej dëgjimit të Kur’anit). El-Isra 17:46
Tefsiri:

Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë

(Kur'anin)

dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. -

Në zemrat e tyre Zoti vendos mbulesë dhe mbështjellëse. Në këtë mënyrë, ata nuk mund të kuptojnë gjë nga ky libër. Ata e dëgjojnë, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Veshët e tyre janë shurdhuar për të vërtetën. Ata nuk mund ta dëgjojnë të vërtetën në mënyrë të tillë që t’u bëjë efekt e t'u sjellë ndonjë dobi.

E, kur ti

(O Muhamed)

e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen. -

Kur në Kur'an përmendet teuhidi dhe ndalohet shirku, ata kthejnë shpinën dhe largohen me nxitim. Ata janë të verbuar për të parë të vërtetën, prandaj e urrejnë atë. Ata janë të dehur nga dashuria për kotësitë ku janë zhytur, sikurse thotë Zoti i Lartësuar: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 45 E ardhshme El-Isra • Ajet 47