Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 51 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 51 nga 111 • Shqip


أَوْ خَلْقًا مِمَّا يَكْبُرُ فِي صُدُورِكُمْ ۚ فَسَيَقُولُونَ مَنْ يُعِيدُنَا ۖ قُلِ الَّذِي فَطَرَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ ۚ فَسَيُنْغِضُونَ إِلَيْكَ رُءُوسَهُمْ وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هُوَ ۖ قُلْ عَسَىٰ أَنْ يَكُونَ قَرِيبًا 51
Përkthim:
ose çfarëdo krijese tjetër që është e madhe në zemra tuaja (do ta pranojnë ringjalljen me urdhërin Tonë)!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë neve (në gjallëri)?” Thuaj: “(Do t’ju ringjallë juve) Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t’i lëkundin kokat e tyre kah ti (duke të përqeshur) dhe thonë: “Kur është ajo?” Ti thuaj: “Mund të bëhet shpejt!” El-Isra 17:51
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-Isra 17:50

Thuaju: “Po. Edhe sikur të ishit gurë a hekur, ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe

(ju do të ringjalleni).” – Mendojeni veten si të dëshironi, prej çfarëdo gjëje që pandehni se nuk mund ta prekë fuqia e Zotit! Në çfarëdo gjëje të shndërroheni dhe çfarëdo gjendjeje të jeni, ju kurrë nuk keni për t’i shpëtuar kontrollit të Zotit. Madje, ju të mjerë nuk keni në dorë asnjë çështje, as në këtë botë e as në ahiret. Atëherë dëshmoni se pushteti dhe përkujdesja për çdo çështje është vetëm në dorën e Allahut, që është i plotpushtetshëm për gjithçka dhe ka përfshirë në diturinë e pushtetin e Tij gjithçka! Kur ti u sjell argumentet për vërtetësinë e ringjalljes, ata pyesin e thonë:

“Kush do të na rikthejë

(në jetë)

?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë.” -

Thuaju atyre se Ai që ju krijoi nga hiçi, pa asnjë shembull të mëparshëm dhe kur nuk ekzistonit fare, Ai ka për t’ju rikthyer me një krijim të ri. Ai thotë: “Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” [Enbija 104]. Por duke shprehur habinë dhe mosbesimin për atë që u thua rreth ringjalljes, ata thonë:

Por ata do të tundin kokën e do të thonë: “Kur do të ndodhë ajo

(Ringjallja)?” - Kur do të ndodhë kjo ringjallje, që pretendon? Sigurisht, kjo është një shprehje e mendjelehtësisë së tyre, dhe jo një tregues se ata e pranojnë që ringjallja do të ndodhë. Ata e shtrojnë këtë pyetje nga pamundësia për ta mohuar të vërtetën, që është e thjeshtë për t’u kuptuar.

Thuaj: “Ndoshta është afër.” -

Nuk ka ndonjë rëndësi në përcaktimin ose jo të kohës se kur do të ndodhë ajo. Ajo që është e rëndësishsme, është besimi se ringjallja do të ndodhë, dhe për të duhet përgatitje. Çdo gjë që ka për të ardhur është afër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 50 E ardhshme El-Isra • Ajet 52