Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 52 nga 111 • Shqip


يَوْمَ يَدْعُوكُمْ فَتَسْتَجِيبُونَ بِحَمْدِهِ وَتَظُنُّونَ إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا 52
Përkthim:
Atë Ditë kur do t’ju thërras juve Ai, e do t’i përgjigjeni duke iu falenderuar Atij dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë. El-Isra 17:52
Tefsiri:

Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat

(në Dunja)

veçse për pak kohë. -

Kur Ai t’ju thërrasë për ringjalljen dhe tubimin para Tij, me t’i rënë surit, ju do t’i përgjigjeni urdhrit të Tij dhe nuk do të mund ta shpërfillni. Allahu përmend një detaj bashkë me faktin që të gjithë do t'i përgjigjen urdhrit të Tij. Ai thotë: bi hamdihi – duke e lavdëruar, siç i takon Atij. Allahu është i lavdëruari për çdo gjë që vepron dhe Ai do t’i shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij njerëzit, kur t'i tubojë para Tij Ditën e Gjykimit. Aq e shpejtë dhe e shkurtër do t’ju duket jeta e kësaj bote dhe kënaqësitë e saj, saqë do t’ju duket sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë. E tillë do të jetë Dita e Gjykimit dhe të tilla do të jenë përjetimet e asaj dite, për të cilën mohuesit thonë: “Kur do të ndodhë ajo?”. Atë ditë, ata do të dëshpërohen e pendohen, dhe në atë gjendje të pashpresë, atyre do t’u thuhet: “Ky është ai, të cilin e quanit gënjeshtër.” [Mutafifin 17].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 51 E ardhshme El-Isra • Ajet 53