Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 53 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 53 nga 111 • Shqip


وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ ۚ إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنْزَغُ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلْإِنْسَانِ عَدُوًّا مُبِينًا 53
Përkthim:
Thuaju robërve të Mi, le të flasin atë që është më e bukur. Me të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa në mes tyre. Me të vërtetë, djalli është armik i hapët i njeriut. El-Isra 17:53
Tefsiri:

Thuaju robërve të Mi që të thonë

(gjithmonë)

atë që është më e mira! -

Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e madhe të Allahut për adhuruesit e Tij. Nga mëshira e Tij për ta, Ai i urdhëron për t’u pajisur me moral të lartë, me veprat e fjalët më të mira dhe të zgjedhura. Kështu, Ai u tregon atyre rrugën për të qenë të lumtur në këtë botë dhe në ahiret. Ai me dashuri u thotë atyre: “Thuaju robërve të Mi që të thonë (gjithmonë)atë që është më e mira!” Ky është një urdhër i qartë për çdo fjalë të mirë që të afron tek Allahu. Të tilla janë, për shembull, leximi i Kur'anit dhe i diturisë së dobishme, dhikri, urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat, fjalët e mira dhe të ngrohta me njerëzit, pavarësisht gradave dhe niveleve të tyre shoqërore dhe intelektuale. Në rastet kur jemi përpara dy të mirave, zgjedhim më të mirën e mundshme, nëse nuk mund t’i bashkojmë të dyja. Fjala e mirë të ndihmon të përmirësosh moralin dhe veprat e tua. Ai që është në gjendje të kontrollojë gjuhën e tij do të jetë në gjendje të rregullojë të gjitha punët e veta.

Me të vërtetë, shejtani ndërsen

(armiqësi)

mes tyre. Shejtani është armik i betuar kundër njeriut. -

Ai punon me njerëzit për t’u shkatërruar jetën dhe fenë e tyre. Mundësia për të shpëtuar nga këto nxitje të të mallkuarit është që të mos i bindesh atij kur të nxit për të folur keq ose për të folur jo mirë. Besimtarët duhet të përpiqen shumë që të flasin butësisht me njëri-tjetrin që t’ia presin rrugën shejtanit, i cili fut përçarje e urrejtje mes tyre. Ata duhet të kujtojnë vazhdimisht se armiku i tyre i vërtetë dhe real është shejtani i mallkuar dhe atë duhet ta luftojnë me çdo mënyrë, sepse Ai i fton për të qenë banorë të Zjarrit. Ndërsa vëllezërit e tyre duhet t’i trajtojnë me butësi e ngrohtësi. Nëse shejtani nxit urrejtjen dhe armiqësinë mes tyre, ata duhet të bëjnë çdo përpjekje dhe të nxitojnë të bëjnë të kundërtën e asaj që thotë i mallkuari. Ata duhet të punojnë shumë me vetveten për ta mposhtur atë, sepse shejtani e përdor atë portë për të futur armiqësinë. Nëse punojnë me vetveten dhe nuk i binden të mallkuarit, atëherë kështu i janë bindur Zotit të tyre, i kanë rregulluar punët e tyre dhe janë udhëzuar në rrugën më të mirë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 52 E ardhshme El-Isra • Ajet 54