Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 6 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 6 nga 111 • Shqip


ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ الْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَاكُمْ بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا 6
Përkthim:
Pastaj, ua kthyem sërish juve (fuqinë e sulmit) kundër tyre dhe u ndihmuam juve me pasuri dhe djem dhe u bëmë në numër më të madh ushtarësh. – El-Isra 17:6
Tefsiri:

Pastaj, Ne jua kthyem juve sërish sundimin kundër tyre, ju mbështetëm me pasuri e me djem... -

Jua shtuam pasuritë, jua shtuam pasardhësit dhe ju fuqizuam mbi armiqtë tuaj.

... dhe ju shtuam shumë në numër. -

Ju bëmë më të shumtë se armiqtë tuaj në numër, në mbështetës dhe aleatë. Kjo ndodhi për shkak të kthimit tuaj në besim, kur u bëtë bamirës e të përulur para Zotit tuaj. Ky është shpërblimi i bamirësisë. Allahu i Lartësuar thotë më tej:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 5 E ardhshme El-Isra • Ajet 7