Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 7 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 7 nga 111 • Shqip


إِنْ أَحْسَنْتُمْ أَحْسَنْتُمْ لِأَنْفُسِكُمْ ۖ وَإِنْ أَسَأْتُمْ فَلَهَا ۚ فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ الْآخِرَةِ لِيَسُوءُوا وُجُوهَكُمْ وَلِيَدْخُلُوا الْمَسْجِدَ كَمَا دَخَلُوهُ أَوَّلَ مَرَّةٍ وَلِيُتَبِّرُوا مَا عَلَوْا تَتْبِيرًا 7
Përkthim:
Nëse bëni mirësi, bëni për vete. E, nëse bëni keq, i bëni vetes. E, kur erdhi premtimi i dytë, i dërguam Ne ata (armiqtë tuaj) për t’ju nxirë fytyrat tuaja, dhe që të hyjnë ata në tempull, sikundër që patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që e pushtojnë. El-Isra 17:7
Tefsiri:

Nëse bëni mirë, atë e keni për veten tuaj... -

Çdo mirësi e besimit do t’ju vlejë pikërisht juve, në të dyja jetët. Ju e vërejtët këtë mirësi që në këtë botë, me ndihmën dhe triumfin që Zoti ju dhuroi mbi armiqtë tuaj, pasi iu bindët Atij për të jetuar sipas besimit të pastër.

...e nëse bëni keq, atë e bëni kundër vetes. -

Nëse shpërfillni besimin, dëmi do të jetë për ju, pikërisht ashtu siç ndodhi kur armiqtë ju nënshtruan dhe poshtëruan.

Por kur të vijë koha e fundit... -

Kur ju, o judej, të përhapni shkatërrimin në tokë për herë të fundit, atëherë do të bëjmë që mbi ju të godasin sërish armiqtë tuaj.

...fytyrat tuaja do të shëmtohen... -

Ai do t’jua shëmtojë fytyrat, kur të shihni fitoren e armikut mbi ju, të cilët do t’ju skllavërojnë.

... kur ata të hyjnë në tempull sikurse hynë herën e parë -

Këtu bëhet fjalë për xhaminë Aksa në Palestinë.

... dhe të shkatërrojnë gjithçka që shkelin. -

Ata do të rrënojnë shtëpitë, faltoret dhe të mbjellat tuaja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 6 E ardhshme El-Isra • Ajet 8