Po, a jeni të sigurt që (Perëndia) nuk do t’ju fundosë në tokë, ose që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë (orkan) e që pastaj, ju nuk do të gjeni mbrojtës. El-Isra 17:68 ⧉
Tefsiri:
A mos jeni të sigurt vallë që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose nuk do t’ju dërgojë ndonjë rrebesh gurësh e ju të mos gjeni asnjë që t'ju mbrojë? -Ai ka fuqi dhe pushtet për gjithçka. Nëse dëshiron, Ai jua sjell ndëshkimin nga poshtë këmbëve me shembje ose rrëshqitje masive të tokës. Por Ai mund t’jua sjellë ndëshkimin edhe nga sipër, që ju shndërron në kufoma. Ky është një mesazh i qartë: Kurrë mos mendoni se ndëshkimi ju vjen vetëm në det, por ai mund t'ju vijë befas në çdo kohë dhe në çdo vend.