Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 69 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 69 nga 111 • Shqip


أَمْ أَمِنْتُمْ أَنْ يُعِيدَكُمْ فِيهِ تَارَةً أُخْرَىٰ فَيُرْسِلَ عَلَيْكُمْ قَاصِفًا مِنَ الرِّيحِ فَيُغْرِقَكُمْ بِمَا كَفَرْتُمْ ۙ ثُمَّ لَا تَجِدُوا لَكُمْ عَلَيْنَا بِهِ تَبِيعًا 69
Përkthim:
Apo, jeni të sigurt që Ai juve nuk do t’ju kthejë njëherë tjetër në det, e që në ju të dërgojë furtunë e t’ju fundosë, ngase keni mohuar. E pastaj, ju nuk do të gjeni kundër Neve askend, i cili do të na thërrasë në përgjegjësi për këtë. El-Isra 17:69
Tefsiri:

Apo jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju kthejë përsëri

(në det)

,... -

Edhe nëse mendoni se në tokë jeni të sigurt, a nuk mendoni se ju mund të ktheheni sërish në det? Ju nuk jeni të sigurt që gjatë jetës suaj, ju të gjendeni në të njëjtën situatë në mes të detit.

...e t’ju lëshojë ndonjë furtunë shkatërrimtare që t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj... -

Atëherë, Ai ju lëshon një furtunë, që shkatërron çdo gjë që i del përpara. Allahu ka fuqi për gjithçka.

... e ju të mos gjeni asnjë që të ankohej kundër Nesh për ju. -

Kurrë nuk do të keni mundësi të refuzoni dhe rrëzoni gjykimin e drejtë të Allahut, i Cili nuk i bën padrejtësi askujt, as sa një thërrmijë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 68 E ardhshme El-Isra • Ajet 70