Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 70 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 70 nga 111 • Shqip


وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُمْ مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَىٰ كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلًا 70
Përkthim:
Na, me të vërtetë, i kemi dekuruar bijt e Ademit: u kemi bërë të mundshme të udhëtojnë në tokë dhe në det, duke i furnizuar me gjellëra të shijshme, dhe u kemi dhënë përparësi të madhe ndaj shumicës nga ata që i kemi krijuar. El-Isra 17:70
Tefsiri:

Ne i nderuam pasardhësit e Ademit

(njerëzit)

,... -

Ky është tregues i bujarisë dhe bamirësisë së pakufishme të Zotit, që askush nuk mund ta përkufizojë. Në sajë të kësaj bujarie, Ai e nderoi llojin njerëzor në shumë aspekte. Zoti e dalloi njeriun me aftësinë e të menduarit dhe me dituri. Ai dërgoi ndër njerëz profetë dhe u shpalli libra e ligje hyjnore. Nga mesi i tyre nxori evlijatë dhe të dalluarit, që janë të pastër e të kulluar në adhurimet që i përkushtojnë Atij. Ai i begatoi ata me shumë mirësi të dukshme dhe të fshehta. Ndër mirësitë e shumta që Zoti u dha njerëzve, është:

... u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det,... -

Allahu u mundësoi transportin me kafshë, si: devetë, mushkat, kuajt, por edhe me mjetet e tjera tokësore që Ai i krijoi dhe do të vazhdojë të krijojë e mundësojë për ta. Ai u mundësoi edhe transportin ujor përmes anijeve e mjeteve të shumta, që njerëzit - në sajë të diturisë së Zotit - i prodhojnë.

i begatuam me ushqime të mira... -

Ushqimet, pijet e kënaqësitë trupore. Çdo lloj kënaqësie për të cilën ata kanë nevojë, Allahu ua ka sjellë me mënyrën më të thjeshtë.

... dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam. -

I Lartësuari e dalloi llojin njerëzor me veçori e mirësi që nuk i ka asnjë krijesë tjetër. Edhe në këtë ajet, mesazhi është shumë i qartë: A nuk po bëheni mirënjohës ndaj Atij që ju dhuroi këto mirësi dhe ju shpëtoi nga çdo e keqe?! Njeriu duhet të ketë forcën dhe mençurinë që mirësitë e shumta që Zoti ia ka dhuruar, të mos i bëhen pengesë për adhurimin e Atij, që ia dhuroi. Ai nuk duhet të harxhojë tërë kohën me grumbullimin dhe shtimin e pasurisë, duke cenuar adhurimin dhe në dëm të ahiretit; aq më keq nëse i përdor ato mirësi për të plotësuar dëshirat e sëmura në poshtërsi e mosbindje ndaj Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 69 E ardhshme El-Isra • Ajet 71