Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Isra — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Isra • Ajet 71 nga 111 • Shqip


يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ ۖ فَمَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَأُولَٰئِكَ يَقْرَءُونَ كِتَابَهُمْ وَلَا يُظْلَمُونَ فَتِيلًا 71
Përkthim:
(Kujtoje) atë Ditë kur Na do t’i thërrasim të gjithë njerëzit me udhëheqësin (pejgamberin) e vet. E, kujt i jepet libri i tij në anën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të dëmtohen as sa një thërrmi. El-Isra 17:71
Tefsiri:
(Kujto)

Ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. -

Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e krijesave në Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Ai do të thërrasë dhe tubojë krijesat dhe me secilin grup do të jetë edhe udhëheqësi ose ftuesi i tyre për në rrugën e drejtë, pra, profeti dhe ata që kryejnë misionin e tyre, siç janë dijetarët. Kështu do të tubohet çdo umet dhe, së bashku me të, Profeti i cili i ftoi në udhën e Zotit. Pastaj do të shihen veprat e popujve në krahasim me udhëzimin ku i ka ftuar Profeti i tyre, a janë në përputhje me të apo jo. Kështu ata do të ndahen në dy grupe:

Ata, që libri i tyre do t'u jepet nga e djathta,... -

Këta janë pasuesit e profetëve. Këta e gjetën dhe e pasuan udhëzimin e Shpalljes së Zotit, prandaj veprat e tyre të mira janë të shumta dhe të këqijat e tyre të pakta. Për këta Allahu i Madhëruar thotë:

... do ta lexojnë

(me kënaqësi)

librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi. -

Ata e lexojnë librin e veprave të tyre me gëzim e kënaqësi, sepse e tillë është përmbajtja e tij. Ata do ta marrin të plotë shpërblimin e veprave të mira dhe kurrë nuk do t’u bëhet padrejtësi, duke iu pakësuar ndonjë e mirë që kanë bërë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Isra • Ajet 70 E ardhshme El-Isra • Ajet 72